Nga Irena Beqiraj

Një ministër për Ekonominë Kulturën edhe Inovacionin . Sado i vështirë të duket kombimini i këtyre digastereve , kohë të vështira kërkojnë edhe kombinacione të cudicme .
60 milionë euro ka alokuar vetëm me një të rënë të lapsit Ministria e Financave në fund të Dhjetorit 2023 për blerjen e programit të intelegjencës artificiale për prokurimet .
Të tjera qindra milionë euro do të kërkohen për të blerë inovacion sa frengu pulën me qëllim instalimin e ” AI -tokracisë” .
Pra inovacioni do të jetë kanali ku do të rrjedhin një pjesë e mirë e buxhetit të shtetit këtej e tutje .

Projektet strategjike , edhe agjensia e trajtimit të tyre AIDA, koncensionet / PPP edhe agjensia e trajtimit të tyre ATRAKO , ku merren vendime edhe menaxhohen interesa të mëdha ekonomike po ashtu janë pjesë e digasterit të Ministrisë së Ekonomisë .

Në këtë pjatë të mbushur me interesat me të mëdha ekonomike , duhej një garniturë si “Kultura” me anë të së cilës publiku të tresë ” përqendrinin e fuqisë ekonomike edhe të parasë ” në një dorë të vetme .

Edhe zgjedhjen e ” dorës së vetme” që menaxhon fondet publike Kryeministri ynë e ka mjeshtëri. Të gjithë ato që kanë marrë detyra te tilla kanë kaluar testet e nevojshme për ti merituar këto vende . Ato jo vetëm janë të gatshëm të përdoren , por kur duhet dhe e lips nevoja ,do të pranojnë pa bërë zë, etiketimet e liderit si “vemje” edhe akuzat e tij se kanë ngrenë kumbulla, dardha, mollë e portokalle , prapa kurrizit të liderit të tyre besimplotë, edhe partisë socialiste .
Nuk ka Gonxhe që” lulëzon” më nën këtë diell .
Besoj më shumë se kushdo tjetër , Gonxhes sot ja ja di e ja qan hallin Arben Ahmetaj !