Policia e Vlorës raportohet se ka vënë në pranga disa persona për vrasjen e Gëzim Sinomatajt.

Personat e arrestuar janë me precedentë kriminalë. Momentalisht nuk dihet ende cilat janë provat që policia ka mundur të sigurojë e që e ka çuar deri në gjurmët e të dyshuarve.

22-vjeçari Gëzim Sinomataj u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, dyshohet me snajper, teksa ndodhej në shtëpinë e tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Dyshimet janë se autorët ishin të paktën 3 persona. Sa i përket motiveve, pista kryesore është ajo e hakmarrjes.