Në banesën e familjarëve të 50 vjeçarit i cili vrau kunatin pasi zbuloi se abuzonte seksualisht me të bijën që e kishte nga martesa e parë.

Babai i 50 vjeçarit shprehet i shqetësuar pasi ka frikë se mos hakmerren dhe  bëjnë keq djalit të tij.

Ai tregon si i biri kishte mësuar për abuzimin seksual dhe kërcënimet që vëllai i nuses bënte ndaj vajzës së mitur.

Si e morët vesh lajmin?

E dëgjuam nga të tjerët dhe nuk e besova, mendova se ka bërë aksident. Kur pyetem mirë e morëm vesh që e ka bërë djali atë (vrasjen). 

E keni parë ndonjëhere kunatin?

Po e kemi takuar, e njihnim, por nuk e njihmin për të keq, e dinim njeri të mirë, por paska qenë maskara, të merresh me një fëmijë! I mori paratë çupës (mbesës), që djali ia jepte për qiranë e shtëpisë, se vajza bënte shkollën në Janinë. Djali i çonte para, ai (autori) i kërkonte para çupës, e kërcënonte! Djali im vajti atje dhe i tha çupës ku i ke parë? Çupa filloi të qante dhe i tregoi se paratë ia kanë marrë ai dhe i tregoi gjithë gjërat që kishin ndodhur…. (përdhunimi). Djali ka 10 vite i martuar me gruan e dytë. Në Shqipëri vinte rrallë se kishte 5 fëmijë për të rritur. Tre vajza nga martesa e parë, djalin nga martesa e dytë dhe një vajzë që e solli me vete gruaja e dytë. 

Keni frikë nga hakmarrja? 

Po kemi frikë se mund të ndodhë edhe më keq!