Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Tiranë mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Selitës rreth orës 22:55.
I plagosuri është Zamir Kalemi. Ai ka marrë një plagë arme në këmbë. 35-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
35-vjeçari Kalemi u qëllua me armë nga persona të paidentifikuar. Policia shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës, ndërsa u ngritën postblloqe në akse të ndryshme rrugore të kryeqytetit për kapjen e autorit/ëve.
Disa minuta më vonë, një automjet u gjet duke u djegur në zonën e Bërzhitës dhe dyshohet të jetë përdorur nga autori/ët e plagosjes.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË SË TIRANËS:
Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.