Një fallxhore duket se e ka parashikuar ndarjen e çiftit mbretëror në Shqipëri.

Bëhet fjalë për fallxhoren e famshme Sally Morgan, e cila tha pak kohë më parë se në vitin 2024 do të njoftohet ndarja e një çifti mbretëror.

Të gjithë në atë kohë spekuluan se ndarja do të prekte martesën e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Por tashmë mediat e huaja e kanë sjellë në vëmendje parashikimin e Morgan, duke e quajtur si të plotësuar pas ndarjes pas 7 vitesh martesë të Princit të Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha Elia.

Ndarja e çiftit mbretëror shqiptar ka zënë faqet e para të gazetave në mbarë botën, si People, Vanity Fair, Fox News, New York Post e të tjera.

Sally Morgan, e njohur gjithashtu me emrin e saj skenik “Psychic Sally” është një artiste televizive dhe skenike britanike, autore dhe në mënyrë kontroverse, një fallxhore e vetëshpallur.

Habisin mediat e huaja: Fallxhorja e famshme parashikoi ndarjen e çiftit

Shkrimi i New York Post