Një paralajmërim për të treguar kujdes në lidhje me motin e keq ka dhënë dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale shpjegon se për ditën e shtunë janë parashikuar reshje të dendura shiu i cili do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit.
“Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat. Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate”, shkruan ai.