Shqipëria paraqitet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendura ku herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore të Shqipërise.

Parashikohet që edhe gjatë pasdites intensiteti i shirave të jetë mesatar dhe lokalisht intensiv në pjesën më të madhe të vendit.

Në zonat malore priten reshje të dendura dëbore POR orët e vona të mbrëmjes do të sjellin dobësim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorit e vendit. Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënië të ndjeshme në të dy vlerat duke u luhatur -2°C minimalja deri në 13-14°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 – 6 ballë.