Në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi ditën e djeshme (1 mars) në Lushnjë, ku për pasojë humbën jetën babë e bir dhe u plagosën tetë të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, prokuroria po heton në dy pista.
Përpos pistës së vjetër, ku dyshohet se shpërthimi erdhi pasi vinçieri preku telat e tensionit të lartë, pista e re është saldimi pranë bombolave të gazit.