Haiti është zhytur në anarki dhe kaos si pasojë e shtimit të dhunës mes bandave. Diplomatët perëndimorë po largohen nga kryeqyteti, ndërsa kryeministri i Haitit Ariel Henry ka dhënë dorëheqjen, por do të qëndrojë në detyrë derisa të krijohet Këshilli Presidencial.
BE ka evakuuar të gjithë personelin diplomatik nga shteti i Karaibeve, e siç pohoi një zëdhënës i saj, pjesëtarët e stafit diplomatik janë transferuar jashtë kufijve të tij, në një vend të sigurt.
SHBA-ja po ashtu është duke e tërhequr personelin diplomatik nga Port-au-Prince dhe po forcon sigurinë në ambasadë me forca sigurie shtesë. Qeveria e Haitit është detyruar të kërkojë ndihmë nga trupa ndërkombëtare mbrojtëse, për të ndihmuar në rivendosjen e sigurisë dhe të rendit.
Kenia është shprehur deri tani e gatshme të ofrojë ndihmë. Bandat që kanë arritur të kontrollojnë në masë të madhe kryeqytetin Prince si dhe rrugët në pjesë të tjera të vendit, janë duke sulmuar rajonet e policisë, burgjet dhe gjykatat, si kundërshti ndaj kryeministrit tashmë të larguar.
Ariel Henry, duhet të ishte larguar nga posti që në shkurt, por ra dakord me opozitën për të qeverisur së bashku deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.