Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin e 70-të i Komisionit për Europën i Organizatës Botërore të Turizmit që po mbahet për herë të parë në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama u ndal në turizmin e vendin tonë, duke thënë se vitin që lamë pas pritëm 10 milionë turistë.

Kreu i qeverisë thotë se kjo është një sfidë e madhe për vendin tonë, ndërsa thekson se ka ende shumë gjëra për të zgjidhur.

Sipas tij, më e rëndësishmja është që të ruajmë natyrën dhe trashëgiminë, për t’ua lënë brezave të ardhshëm. Kryeministri theksoi se duhet të mësojmë nga gabimet e vendeve të zhvilluara.

Sot kemi një realitet tërësisht ndryshe, 10 mln turistë vjet dhe me shifra shumë të larta gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit. Ky nuk është vetëm sukses, por edhe sfidë e madhe. Ka shumë gjëra për të zgjidhur nëse nuk duam që Shqipëria të humbasë bukurinë, në rast se duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë vlerë e shtuar dhe një vend me anë të cilit ne krijojmë hapësirën për të festuar humanitetin, duke bërë bashkë nga vende më të ndryshme, të çfarëdolloj kulture, historiku, gjuhe.

Për ti bërë ata të dihen që kanë ardhur në Shqipëri. Duhet të ruajmë natyrën, duhet të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të bukur, të mahnitshme, duhet ti gërshetojmë. Të krijojmë hapësira e duhura që njerëzit të marrin më shumë nga bizneset nga toka e tyre, por nga ana tjetër të kenë mundësi të lënë më shumë për brezat e ardhshëm. Nga gabimet tuaja duhet të nxjerrim mësime. Shpresojmë që të mësojmë nga gabimet që keni bërë ju dhe që mos ti bëjmë ne. I kemi bërë disa gabime, jetojmë mes grekëve italianë, të jesh mes tyre do të thotë të jesh te dolce vita, jeta e shkujdesur, bën dhe gabime.

Nga njëra anë se ke kuptuar bekimin që të ka dhënë perëndia, sa bujar është treguar që ka krijuar këtë vend, por edhe historia ka qenë bujare. Kemi disa vende të mahnitshme, që na i ka lënë lashtësia, antikiteti. Ndoshta është më mirë të mos jemi Zvicra, por duhet të kemi të njëjtën mënyrë të kuptuarit siç kanë zviceranët, për të kuptuar që mos të prishim vendin dhe bukuritë dhe tua lëmë atyre brezave”, tha Rama.