Gazment Bardhi revokon përjashtimet e Lulzim Bashës duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën.
Në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Bardhi i cili mban dhe postin e nënkryetarit të demokratëve të Rithemelimit i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit mbi ndryshimin e përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Konkretisht rikthehen në grupin parlamentar të PD deputetët si më poshtë:
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Edmond Spaho
4. Albana Vokshi
5. Oerd Bylykbashi
6. Tritan Shehu
7. Luan Baçi
8. Ina Zhupa;
9. Isuf Çela;
10. Asllan Dogjani;
11. Bujar Leskaj;
12. Edi Paloka;
13. Kastriot Piroli;
14. Lindita Metaliaj;
15. Ludovik Hasanaj;
16. Sorina Koti;
17. Tomorr Alizoti;