SPAK dhe BKH kanë ‘rrethuar’ më në fund Bashkinë e Elbasanit, e cila është denoncuar vazhdimisht edhe nga Gazeta Jonë. Sipas informacioneve, agjentë të BKH, në bashkëpunim me policinë, kanë sekuestruar dokumente, 6 celularë dhe disa kompjuterë, në kuadër të një hetimi që ka nisur për abuzime me tenderat.
Një nga zyrtarët, të cilëve iu është sekuestruar telefoni është nënkryetarja e Bashkisë së Elbasanit, Aulona Bylykbashi, e cila është kryetare faktike, që ndan tenderat për klientët e përhershëm.
Karteli i klientëve që përlan tenderat në Qarkun e Elbadanit janë sekseri Eral Myftaraj, Arbër Abazi, Nuri Balla, Marsel Shega, Gentian Sharra, Agim Kraja, Vëllezërit Hysa, Nazif Bajrami, Sokol Krasniqi, Behexhet Uruçi, Flamur Asllani, Fatmir Kuçi etj.
Sipas burimeve, pas operacionit të sekustrimit të provave, priten arrestime.
Po ashtu mësohet se agjentët e BKH kanë sekuestruar një telefon tek një nga punonjësit që ka si funksion prokurimet publike në këtë bashki.
Gjithashtu, raportohet se punonjësit tjetër, agjentët e BKH-së, i kanë dalë në rrugë dhe e kanë ndaluar, duke i komunikuar vendimin për sekuestrimin e aparatit të telefonit.
Pas përpilimit të proces-verbalit të sekuestrimit të aparatit telefonik, punonjësi i bashkisë është lënë i lirë.