Krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me politikën shqiptare, kush janë Fatjon dhe Isuf Dauti

Britania e Madhe ka nisur se fundmi një operacion sekret për të ndaluar bosët shqiptarë të krimit që veprojnë në vendin e tyre duke tentuar të ekspozojë politikanët e korruptuar në vendin ballkanik.

Projekti sekret është zbuluar në dokumentet e gjykatës nga një betejë ligjore mbi vendimin e qeverisë për të ndaluar ish presidentin dhe ish kryeministrin shqiptar nga Britania e Madhe.

Per te faktuar lidhjet e tij me boten e errët të krimit shqiptar në Britani mediat angleze kthejnë në vëmendje Fation Dautin, mbështetës i Berishës, i cili shkelmoi me forcë derën e PD, në tentativën për t’i marrë partinë Lulzim Bashës me 21 dhjetor 2021. Dautaj njihet në Britani si njeriu që drejtonte një rrjet kriminal dhe është i ndaluar të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar. Sali Berisha ka mohuar disa herë se ka lidhje me Fation Dautajn.

Ndërkohë Isuf Dauti, vëllai i Fationit i akuzuar për drejtimin e një bande që kontrabandonte drogë dhe njerëz nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ka nisur një kërkesë gjyqësore për të shfuqizuar ndalimin e udhëtimit të tij drejt Britanisë.

Home Office shtoi: “Pas përjashtimit të Fation Dautit, vëllai i tij mori një pozicion përgjegjësie në OCG Organised Crime Group (grupi i krimit të organizuar)’. Ai është personalisht aktiv në tregtinë e drogës në MB si një anëtar kontrollues.

Duke hetuar llogaritë bankare dhe dokumentet e tatimeve, NCA mbërriti në përfundimin se të ardhurat e Isuf Dautit ishin shumë herë më të vogla nga shpenzimet dhe jeta që bënte.
Sunday Express, duke cituar dokumentet e gjykatës, shkruan se të ardhurat e Isufit me bashkëshorten ishin £26,000 paund deri në £30,000 paund në vit.

Ai në gjashtë vite, 2015-2021, shpenzoi vetëm për qira banese £139,000. Është zbuluar se një prej shtëpive, ku kishte banuar në 2019, ishte në një prej lagjeve të më të shtrenjta të Londrës, në Chelsa dhe qiraja që kishte paguar ishte £2,700 në muaj.

Nga të dhënat bankare janë zbluar blerje të kryera nga Isuf Dautaj në butikun më të shtrenjtë të Lodrës Harrods, përfshi dyqanet Gucci dhe Dolce & Gabanna.
Vendimi Apelit pritet të jepet në javët në vazhdim.

Krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me politikën shqiptare, kush janë Fatjon dhe Isuf Dauti
Krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me politikën shqiptare, kush janë Fatjon dhe Isuf Dauti

The Times i referohet një dokumenti lëshuar nga Home Office i cili thotë se lidhjet midis politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor krijojnë një “mjedis mbështetës në të cilin kriminelët e rëndë dhe OCG-të mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar nga aktivitetet e zbatimit të ligjit”.

Kjo mbrojtje politike u siguron OCG-ve rrugë shtesë për të pastruar paratë dhe u mundëson atyre të përdorin Shqipërinë si një “strehë të sigurt nga e cila mund të operojnë”, shton dokumenti i Home Office.

Në këmbim, OCG-të do të ndihmojnë një politikan gjatë zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke kërcënuar votuesit, shton ai.

“Krimi i organizuar në Ballkanin Perëndimor, dhe në veçanti në Shqipëri, ka pasur dhe vazhdon të ketë një ndikim negativ në Mbretërinë e Bashkuar. Vlerësimi taktik i Agjencisë Kombëtare të Krimit shpjegon se kapja shtetërore e institucioneve shqiptare minon aftësinë e saj për të trajtuar krimin e rëndë të organizuar”.

Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të përballen muajin që vjen me Home Office, në SIAC “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit”.

Ai ka apeluar vendimin e marrë nga sekretarja britanike Priti Patel, për ta përjashtuar atë nga Britania e Madhe në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit, me një vendim që pritet te merret muajin e ardhshëm. /vna.al