Mjekja Alketa Ymeri, e vendosur nga gjykata në masën “detyrim paraqitje” për skandalin e rëndë të zbuluar dy ditë më parë te spitali i Onkologjikut, ka folur për mediat teksa paraqitej në gjykatën e Tiranës. Zonja Ymeri ka mohuar të jetë e punësuar në klinikën private “Megis” siç thuhej në dosjen e prokurorisë.
Në komunikimin që kishte me mediat, ajo u drejtua ashpër ndaj gazetarëve, ndërsa pavarësisht se u shkarkuar nga ministrja e Shëndetësisë, tha se do të shkonte tek spitali Onkologjik.
“Në Shqipëri, mungon etika. Unë e ruaj deri në fund etikën. Duhet të ndryshojë kultura e spitalit, duhet të ndryshojnë pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur “rrugëtimi”. Mund të ketë njerëz që u drejtohen spitaleve private por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush i ka drejtuar për në privat. Unë përfaqësoj veten time. (U bërtet gazetarëve). Një minutë, një minutë të flas unë! Patjetër që do shkoj në onkologji”- u shpreh Pere.