Në datën 20 qershor, Ilir Meta regjistroi padinë lidhur me divorcin nga Monika Kryemadhi.
Pas shortit elektronik, çështja i ka rënë në “duar” për gjykim gjyqtares Fahrije Budo (Stringa)
Ndërkohë është publikuar padia e plotë e dorëzuar në gjykatë.
Padia e dorëzuar e lidh krisjen e marrëdhënies bashkëshortore me mos dakortësitë dhe kontradiktat që kanë lindur për shkak të qëndrimeve të kundërta politike.
Ku më tej bëhet me dije se për shkak të qëndrimeve të kundërta ka patur grindje të herëpashershme mes çiftit. Në padi Meta pranon se prej muajsh nuk jeton me Kryemadhin duke mos dhënë të njejtën adresë banimi me bashkëshorten.