Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, Bujar Hudhri komentoi sërish deklaratën për ndihmën e shpejtë në ditën kur Kadare ndërroi jetë.
Ai tha më parë se ambulanca që e transportoi nuk kishte mjetet e duhura për t’i dhënë ndihmën Ismail Kadaresë i cili kishte pësuar një arrest kardiak. Jo vetëm kaq, por botuesi denoncon edhe trafikun në Tiranë, që u bë shkak për dërgimin e tij me vonesë te urgjenca e QSUT.
Hudhri: “Unë erdha të flas për Kadarenë jo për ambulancën, kam një jetë me Kadarenë dhe ju më shumëzoni me ambulancën. Fola s’isha në radhë, unë po rrëfeja se çfarë ndodhi atë ditë të trishtuar kur e pashë të shtrirë, s’bëra qamet, ambulanca, vajta tek vendi i shoferit i cili gjithë rrugës ankohej nuk hap njeri rrugën, sirena vazhdonte, zotëria i urgjencës që qenka shqetësuar aq shumë do të bënte mirë të mos filmonte në varrim me kamera direkte. Se kisha as për sistemin shëndetësor, nuk jam as për të marrë gradë, ishte shqetësim që ambulancat të jenë më të pajisura. Dikur isha në siklet dhe ta dija që ai po më shikonte, por qenka më në siklet”