Një efektiv policie ka humbur jetën pas një ngjarje aksidentale që ka ndodhur pasditen e djeshme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë gjatë të premtes.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 62-vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë, ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë. Fatkeqësisht gjatë manovrimit të heqjes së krikut, depozita ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62 vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.