Detaje nga hetimet lidhur me ngjarjen e 5 ditëve më parë në Elbasan, ku u vendos tritol në derën e banesës së motrave Alda dhe Xhovana Nikolli.
Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin prej dy muajsh me qira motrat Nikolli.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, burime nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se kamerat kanë kapur një person duke lëvizur në zonë në orën kur ka ndodhur shpërthimin me tritol.
Policia ka identifikuar personin e dyshuar, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal.
Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.