Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme ndryshime ne qeveri.

Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin.

Ndërkohë që Ballën në Ministrinë e Brendshme pritet ta zëvendësoje, Ervin Hoxha.

Rama njoftoi se Niko Peleshi nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes por këtë post do e drejtojë Pirro Vengu.

Ndryshimet ne qeveri qe Rama tha se ia ka propozuar presidentit Begaj: 

Elisa Spiropali – lë postin e ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali.

Ervin Hoxha emërohet Ministër i Brendshëm – .Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla -Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së.

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – .Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së.

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Portit të Durrësit.

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.