Një magazinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Në pamje dallohen shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar zonën.

Ende nuk dihen arsyet që kanë shkaktuar flakët, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia nuk ka reaguar me deklaratë, ndërsa magazina mësohet se është me materiale plastike.