Pas operacionit të SPAK-ut me 51 urdhër-arreste, është bërë i mundur ekstradimi i Leonard Dukës në Shqipëri, kreut të klanit “Duka”, i cili del në përgjimet e “SKY ECC”.
Përveç ngjarjeve kriminale në të cilat është përfshirë, një vëmendje e madhe i është kushtuar edhe mënyrës së tij të jetesës.
Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ai ka.
Ai është i njohur dhe për lidhjen që kishte me modelen Trejsi Sejdini.
Lidhja e saj më kreun e klanit “Duka” doli në pah pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko.
Edhe pse u përpoq që ta mbajë sekrete këtë histori dashurie, mediat, përfshirë edhe ato ndërkombëtaret e kanë përmendur emrin e 20-vjeçares.
Ashtu si Leonard Duka, edhe Trejsi Sejdini njihet për jetën e saj luksoze mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Në dosjen hetimore të SPAK-ut përmenden disa para që Trejsi Sejdini ka marrë nga Leonard Duka, nëpërmjet mikut të saj.
Gjithashtu, dyshja kanë kryer edhe udhëtime së bashku në 10 shkurt të vitit 2019.
Pas hetimeve të SPAK-ut, Trejsi Sejdinit i është sekuestruar një automjet, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.
Kur është pyetur në media për raportin e saj me Dukën dhe lajmet për lidhjet me bandat, modelja ka deklaruar se janë të pavërteta.
“Unë si Trejs dhe çfarëdolloj personi tjetër besoj se nuk mban përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të hijshme të pahijshme të vërteta ose jo. Realisht më vjen shumë turp që më është lakuar emri në situate të tilla. Gjithashtu dua të theksoj faktin që nuk kam dashur të bëj nga këto gocat e Instagramit që nxjerr story dhe shaj mediat, nuk më ka pëlqyer kjo gjë.
Trejsi është Miss Albania 2018. Mund të kërkoni emrin tim dhe mund të shikoni Wikipedia se çfarë sinonimesh kam unë si modele, domethën sekssimbol, model, miss Universe Albania, pafund. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme. Nuk kam lidhje me asnjë person që ka lidhje me bandë,” është shprehur Trejsi Sejdini në një dalje televizive.
Duka i nisi 500 USD Trejsit
Në dosjen hetimore thuhet se Leonard Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.
Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.
Pjesë nga dosja:
Me date 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi qe te shkoj ne Eestern Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini ne Nee York.
Ne vazhdimesi Leonardi i shkruan qe parate t’i nise ne emrin e Klevin Halili. Drianto i dergon fotografi te dergeses qe ka kryer, ku dallohet emri i derguesit Drianto Bardhi dhe prites shtetasi Klevin Halili.
Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar qe kjo shtetase me date 10.02.2019 ka udhëtuar bashke me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar ne piken e kalimit kufitar Morine.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua ne burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik ne lidhje me faktin qe kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka.
Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt.
Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.
Dhurata 100 milionëshe nga Princi Damian’
Një nga makinat lukzose nga ato të konfiskuara që do t’i shtohet Policisë së Shtetit i përkiste ish-misit shqiptar, Trejsi Sejdini.
Bëhet fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.
Ky automjet i është nënshtruar të gjitha procedurave të shitjes, por që askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë. Makina në fjalë, sipas oranews do t’i shtohet Policisë Rrugore.
Ky automjet me vlerë të konsiderueshme është sekuestruar në shtator të vitit 2019, për të cilën sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të ish-Miss “Univers Albania 2018”, Trejsi Sejdini.
Kjo e fundit këtë automjet e kishte marrë dhuratë për datëlindje, makina ishte në zotërim të Leonard Dukës. Makinë kjo të cilën ai ia kishte bërë dhuratë disa kohë më parë të dashurës së tij, Trejsi Sejdini.