Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet në Himarë, madje me rezultat të thellë!

Kjo sipas të dhënave që ka mundur të mbledhë Gazeta Jonë nga qendrat e votimit, në disa prej fshatrave të zonës së Himarës. Siç duket edhe nga rezultatet e numërimit të votave, Tavo ka fituar bindshëm me më shumë se 90 përqind diferencë. Madje në disa fshatra, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, Petro Gjikuria ka marrë vetëm disa dhjetra vota që nuk e kanë ‘ndihmuar’ për të marrë fitoren që parashikoi vetë.

Më keq nga të gjitha zonat, Gjikuria ka dalë në Tërbaç, ku ka marrë vetëm 7 vota! Ndërsa më shumë vota ka marrë në Vranisht, gjithsej 72. Por edhe aq sa ka marrë, nuk i kanë mjaftuar për ta bërë kryebashkiakun e radhës, pasuesin e Fredi Belerit në krye të Himarës.

REZULTATI I NUMËRIMIT TË VOTAVE: 

4592- Vranisht+Kalarat 32 (BF) 213 (PS)
4593-Vranisht shkolla 40 (BF) 147 (PS)
4595- Bolene 28 (BF) 196 (PS)
4598- Tërbaç 7 (BF) 330 (PS)
4599- Kuç 23 (BF) 127 (PS)
4600- Kuç Qendër 11 (BF) 148 (PS)

Edhe Beleri nuk “shkëlqeu” në asnjë prej këtyre zonave, por diferenca mes votave, ishte më e mirë, ndaj edhe siguroi fitoren edhe nga burgu. ZËRI ka marrë të dhënat zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për votimet e 14 majit 2023 për të bërë krahasimin me rezultatet e somte.

14 Maj 2023, votat për Belerin

4592– Goro 185 vota, Beleri 42 vota
4593–  Goro 111 vota, Beleri 49 vota
4595– Goro 164 vota, Beleri 33 vota
4598– Goro 225 vota, Beleri 15 vota
4599– Goro 120 vota, Beleri 33 vota
4600– Goro 137 vota, Beleri 19 vota

Vangjel Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit “Bashkë Fitojmë’ në opozitë, Petro Gjikuria. Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%.