Kryekomisar Saimir Rustemi rikthehet shef rendi në policinë e Shkodrës.

“I falenderoj te gjithe ata qe besuan tek une.

Uroj gjithashtu t’ua kthej besimin atyre qe e humben.

ZOTI me udhezofte ne rrugen e drejte!”, shkroi Rustemi në faqen e tij në Facebook

Rustemi u arrestua gati një vit e gjysme më parë bashkë me 14 zyrtarë të tjerë të policisë në Shkodër, pasi dyshohej për një tender të rikonstruksionit të komisariatit të Policisë në vlerën 2 milionë lekë. Arrestimi i tij nxiti një valë të fortë reagimesh pasi kryekomisari vlerësohej ndër efektivët më profesionalë dhe që është përballur me shumë grupe kriminale të rrezikshme në Shkodër.

Atëkohë u tha se goditja e tij erdhi pasi zbuloi disa parcela me kanabis e fill më pas u ul në detyrë, pasi u trasferua në sallën operative në Policinë e Dibrës.