sjell pamjet e para nga rrethrrotullimi i TEG në Tiranë, ku sot në orët e pasdites ndodhi aksidenti i lehtë rrugor, por që më pas degjeneroi në një përplasje fizike mes dy personave.
Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porche Cajen”, të cilat drejtoheshin nga dy vajza.
Burime bëjnë me dije se dy vajza kanë “fërkuar” makinat luksoze që drejtonin dhe për pasojë, siç shihet dhe në foto, automjetit tip “Audi” i është thyer pasqyra.
Vajzat kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq dhe në vend që të njoftonin policinë, kanë thirrur në telefon shokët e tyre. I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, shtetasin Marjo Barami.
Ata janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin dhe për pasojë, Fatjon Dauti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia raporton se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por deri më tani nuk dihet se kujt prej personave të përfshirë në sherr i përket dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.