Elvis Kosova dhe një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er janë arrestuar nga policia, pasi përmes një skemë mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet Audi me vlerë 200 mijë euro.

Sipas policisë, 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit Elvis Kosova dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, policia thote se gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Në kërkim i shpall 20-vjeçari, pronari i baneses ku ishte parkuar makina.