Policia e Durrësit vuri sot në pranga presidentin e klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy djemtë e tij, futbollistë të klubit “Iliria”, Brajan dhe Santiago Selmani dhe shtetasit Redian Loci dhe Petrit Selmani, pasi kërcënuan fillimisht me sms dhe më pas i shkuan në banesë, presidentin e FSHF-së, Armando Duka.
Shkak mësohet të jetë bërë, fakti që një prej djemve të Nazmi Selmanit, Gentian Selmani, i cili aktivizohet si portier në ekipin e Tiranës, nuk është thirrur në Kombëtare.
Sakaq, është zbardhur edhe mesazhi kërcënues që presidenti i Klubit “Iliria” i ka dërguar Armando Dukës.
Në mesazh, sipas mediave Nazmi Selmani i shkruan të Dukës, të pyesë bashkëshorten dhe fëmijët, nëse ai i ka bërë ndonjëherë të qajnë.
“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”
Duka e ka cilësuar kërcënues këtë SMS duke bërë padi.
Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:
-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,
-Redian Loci
-Petrit Selmani
si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit “Iliria” që janë futbollistë në të njëjtin ekip,
-Brajan Selmani 20 vjeç dhe
-Santiago Selmani 22 vjeç.
Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.