Në dosjen e SPAK të siguruar nga mediat zbardhet edhe atentati i vëllezërve, Sandër Baho (Sakatit) dhe Klevin Baho, i cili mbeti i vrarë. Për ngjarjen ka dëshmuar para hetuesve edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili tregon se objektiv i atentatit ishte Sandër Baho, shoku i Erion Alibej por autorët nuk kanë mundur ta vrasin dot. Në takimet e tij me Talo Çelën, Dumani tregon se grupi krenohej me atentatin, madje mes tyre ka patur dhe një shkëmbim zjarri.
Dëshmia e Nuredin Dumanit: Per ngjarjen që ndodhi ndaj vëllezërve Sandër Baho dhe vëllait të tij, ku njëri është vrarë dhe tjetri është plagosur, atë e tregonin shumë shpesh si ngjarje Talo Çela dhe Altin Ndoci, pasi kanë patur kundërpërgjigje të fortë me armë edhe nga pala tjetër aq sa ishte dëmtuar edhe makina e tyre. Në këtë ngjarje ka marrë pjesë Tali, Altin Ndoci, Miri Haxhia dhe Dorjan Shkoza. Kur kam qenë duke shkuar në Elbasan me Altin Ndocin, nuk e mbaj mend se për çfarë por rrugës Altini më ka treguar vendin që është realizuar atentati, ndaj vëllezërve Baho si dhe vendin ku po prisnin, dhe lokalin ku vëllezërit Baho po pinin kafe. Në këtë ngjarje Dorjan Shkoza ishte pozicionuar në këmbë tek varrezat e fshatit për një pritë të dytë. Benzin që bënë atentatin e dërguan në Durrës, pasi u dëmtua nga plumbat.
Sandri asakohe po mundohej të mblidhte informacione në lidhje me atentatin ndaj Endrit Alibej dhe ka qenë vazhdimisht nëpër rrugë, duke takuar njerëz për t’i pyetur, Kështu deklaron edhe shoku i tij Erion Alibej. Ndër të tjera ai sqaron se po natën e atentatit ndaj vëllezërve Baho ku mbeti i vrarë edhe Klevin Baho, një mesazh në rrjetin social Facebook, i është dërguar edhe motrës së tij, ku i thuhet se ekzekutimin e vëllait, Endrit Alibej e keni nga Sandri dhe daja i Sandrit.
Dëshmia e Erion Alibej: Sandri bashkë me Klevin dhe disa shokë të tyre kanë qenë tek lokali në një karburant, afër shpisë së tyre, ka qenë në orët ëe para të natës. Sandrit me gjithë Klevin i bën përshtypje një makinë, benz gri, që futet tek rruga e këtyre është një urë aty dhe kush hyn e del aty janë të identifikueshëm se kush është i lagjes dhe kush nuk është i zonës. Në ato momente janë përshëndet me shokët që kanë qenë në tavolinë dhe jan çuar për të ikur në shtëpi. Sapo futen kto për shtëpi i vihet mbrapa benzi dhe tre personat në mjet hapin zjarr, ndërkohë që vëllai i Sandrit ka pas armën e vet dhe në momentin që kanë gjujt edhe ky iu ka gjujt. Në atë moment ndalon makina dhe ky është hedh, ku ka marrë dhe një plumb në krah, nuk jam i sigurtë por plumba në trup ska pas. Autorët kanë patur automatik, ndërsa Klevi një armë pistoletë që mbante 15 fishekë. Klevi ishte hedhur nga ura dhe gjys ore me vonë e kanë gjet me shenja jete, e ka gjet daja i vet. Sandri më shkruajti dhe më tha ‘na gjujtën na bën atentat, spo gjejmë Klevin, më duket mkanë vra Klevin’. Kaq ishte bisede. Në momentin që Klevi e çojnë në spital motrës sime i vjen një mesazh në Facebook “Ne jemi shokë e miq, na vjen keq për vëllezërit e tu dhe Endritin por do t’ju ndihmoj që e keni nga Sandri dhe nga daja i Sandrit”.Mesazh ika ardhur sapo kishte ndodhur ngjarja.
Atentati ndodhi mesnatën e 1 korrikut 2019, vetëm 1 muaj pasi Klevi Baho kishte dalë nga një burg në Belgjikë. Në vendngjarje u gjetën 23 gëzhoja nga dy armë të ndryshme. Baho u gjet me shenja jete, por pas dërgimit në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.