Në një fabrikë të prodhimit të lëndëve plastike në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm sot rreth orës 15:00.

Policia njofton se dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Sipas informacioneve paraprake janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sakaq, sicc duket edhe në zjarri ka marrë përmasa të mëdha, kjo edhe për shkak të materialeve që ka pasur në këtë fabrikë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.