Mbrëmja e djeshme ishte surprizë për të gjithë fansat e Dafina Zeqirit. Ndonëse këngëtarja kishte kohë që fliste për martesën me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, në fakt nuk kishte ndarë asnjë detaj publikisht. Madje, as nuk pati për qëllim që e gjithë bota mbarë të dinte që ajo po martohej. Dafi, me natyrën e saj diskrete, edhe ceremoninë e martesës nisi ta ruante si të tillë, edhe pse kjo ishte e vështirë me kureshtjen e jashtëzakonshme që publiku ka për jetën e saj personale.

Në disa prej videove që janë shpërndarë në rrjet, dasma private, me pak të ftuar, ka qenë e monitoruar që gjithçka të shkonte sipas parashikimeve. Nusja, elegante dhe moderne në të njëjtën kohë, zgjodhi të vishte një fustan të bardhë bust, të shkurtër, me detaje lulesh, dhe për flokët zgjodhi gjithashtu lule si aksesorë.

Po çfarë nuk shkoi?

Dafina nuk mund të zgjidhte një ditë të zakonshme për dasmën e saj. Vështirë të mendosh se një dasmë tjetër në botë ka zgjedhur datën 13 dhe ditën e premte. Në një ditë të tillë tersi për të gjithë supersticiozët, Dafi vendosi të vëshë fustanin e bardhë dhe të bëjë premtimin para partnerit të saj dhe të gjithë dëshmitarëve.

Por data mund të jetë vetëm një detaj i parëndësishëm për çiftin apo për të ftuarit. Fakti që të gjithë s’mund ta injoronin ishte mungesa e dy motrave të Dafinës, Tringa dhe Besa. As njëra dhe as tjetra nuk ishin të pranishme në një ceremoni shumë të rëndësishme për këngëtaren. Raporti mes motrave Zeqiri ka përfshirë shpeshherë edhe mediat, edhe për shkak se ato, herë pas here, e ndjekin apo e heqin njëra-tjetrën nga rrjetet sociale. “Loja ‘follow’ e ‘unfollow’, e cila zakonisht aplikohet nga çiftet që zihen e bashkohen, nuk ka kaluar pa vëmendje edhe në rastin e motrave Zeqiri.