Detaje të reja janë zbardhur nga dokumenti për kërkesën e divorcit që Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku depozituan në Gjykatën e Tiranës. Sipas dokumentit të depozituar, çifti prej 1 viti nuk jetojnë së bashku dhe krisjet mes tyre kanë filluar 2 vite më parë. Mësohet se martesa e tyre nuk po funksiononte më dhe mbeti formale.

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri.

Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën.

Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, thuhet në dokument.

Dyshja u fotografuan sot në ambientet e Gjykatës së Tiranës, për seancën e tyre të përballjes, pas kërkesës që kanë paraqitur për t’u ndarë edhe në rrugë ligjore.

Një nga çështjet që mban pezull divorcin e çiftit është ndarja e pasurisë që ata kanë, dhe seanca e sotme ka qenë pikërisht për mënyrën se si do të bëhet përpjestimi i pronave që ata kanë.

Prej muajsh ata jetojnë të ndarë, vetëm pak javë pasi këngëtarja solli në jetë djalin Amen.

Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me ndarjen, dhe arsyet që i çuan drejt divorcit, ndërkohë që nuk kanë munguar thumbat mes njëri tjetrit, edhe në projektet e tyre muzikore.