Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Saliajni është vënë nën arrest, ditën e sotmë në orën 17:25, pasi është vetëdorëzuar në Drjetorinë e Policisë së Tiranës.
Salianji pritet të nisë vuajtjen e dënimit me burg për një vit, dhënë nga Gjykata e Apelit të Tiranës.
Ai është takuar me mbështetësit demokratë në hyrje të Drejtorisë së Policisë, ndërsa tashmë pritet të transferohet drejt burgut të Fierit.
Salianji u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës, për “kallëzim të rremë”, lidhur me denoncimin e audiopërgjimit të njohur si “Babale”, ku pretendoi se ishte vëllai i Fatmir Xhafajt, Geron Xhafaj.