Personi që shihni në foto tashmë akuzohet për vrasjen e një personi, të 26-vjeçarit Enea Thomollari. Edhe pse ishte nisur për të vendosur tritol, si shenjë paralajëmruese për dy motrat Xhovana dhe Alda Nikolli, lënda plasëse i mori jetën fqinjit të tyre, i cili në momentin e shpërthimit po shkonte në tualet. Teksa ishte në mes të rrugës, dera hyrëse e banesës së tij i ra në kokë, duke i shkaktuar dëmtim të rëndë që e la për 3 muaj në koma, e që dje i mori jetën.

Gazetari Elton Qyno ka nxjerrë në “OraNews“, pamjet filmike që kanë kapur të riun që ka vendosur tritol. Por edhe pse në dosjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pamje filmike të personit që ka vendosu tritolin, ende nuk është bërë e mundur identifikimi i tij. Siç duket edhe nga pamjet, personi në fjalë është kapur nga kamerat e bizneseve, i veshur me një bluzë të bardhë dhe një kapele në kokë, duke tentuar që të fshehë fytyrën e tij. Deri më tani duket se ia ka dalë.

PAMJET FILMIKE:

FOTOT- Ky është personi që vrau Enea Thomollarin, i vuri tritol

FOTOT- Ky është personi që vrau Enea Thomollarin, i vuri tritol

FOTOT- Ky është personi që vrau Enea Thomollarin, i vuri tritol

FOTOT- Ky është personi që vrau Enea Thomollarin, i vuri tritol

Në dosjen e SPAK, personi në fjalë shfaqet në orën 02:28 minuta, shumë pranë hyrjes së pallatit ku banonin me qira dy motrat nga Lezha. Poshtë pallatit lë biçikletën dhe ngjitet për në katin e 4, për të vendosur tritolin me fitil. Pasi e ndez, zbret me shpejtësi shkallët dhe më pas me biçikletë, largohet drejt zonës së spitalit. Për herë të fundit imazhi i tij kapet në orën 05:35 të mëngjesit.

Shpërthimi i fuqishëm dëmtoi katin ku banonin motrat Nikolli, të cilat në ato momente nuk ndodheshin në banesë. Por i dëmtuari i vetëm ishte i ndjeri, Enea. Edhe pse pa asnjë lidhje me ngjarjen, jeta e tij u shua nga lënda plasëse. Ndërkohë që përplasja mes motrave Nikolli dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ende vazhdon në rrjetet sociale. Pas intervistës ku denoncoi Dumanin, Alda nuk ka komentuar më lidhur me ngjarjen, ndërsa e motra herë pas herë ka çuar mesazhe për vrasësin me pagesë që ndodhet në një qeli të burgut 313 në Tiranë.