Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për “mosbindje civile”, duke iu bashkuar protestës kombëtare në Tiranë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës dhe burgosjes politike të politikanlve opozitarë.

Protesta ka nisur rreth orës 18:35 me drejtuesit dhe deputetët e Partisë Demokratike të cilët dolën nga selia blu dhe iu bashkuan turmës së protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestës i janë bashkuar edhe aletatët e Partisë Demokratike.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bashkë me drejtuesit e tjerë të partisë së tij, kanë marshuar në këmbë nga selia e forcës së tij politike drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar mijëra protestuesve.

Në një prononcim për gazetarët, Meta u shpreh se do të protestojnë deri në arritjen e objektivave, që janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi I qytetarëvë. Meta tha se burgosja e ish-deputetit Ervin Salianji është një akti banditesk.

“Do vazhdojmë deri në arritjet objektivave të kësaj proteste. Objektivat janë përmbysja e regjimit dhe zgjimi i njerëzve për të vendosur drejtësinë. Aq më tepër pas aktit të fundit banditesk të dënimit politik të deputetit Ervin Salianji vetëm se denoncoi lidhjet e narkoqeverisë me trafikun e drogës. Bulevardi është plot dhe njerëzit janë të revoltuar.”  – u shpreh Ilir Meta.

Po ashtu, pjesë e protestës është bërë edhe deputetja Monika Kryemadh, e cila prej kohësh është distancuar nga partia e drejtuar nga bashkëshorti i saj Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci

Ndërkohë, ashtu siç ishte paralajmëruar, nuk ka patur asnjë fjalim, por protesta ka nisur menjëherë me tensione. Me deputetët e PD-së në “ballë”, protestuesit kanë tentuar të çanin koordonin e policëve që kishin rrethuar godinën e Kryeministrisë, por ka qenë e pamundur për shkak të numrit të lartë të efektivëve. Po ashtu, janë hedhur edhe molotovë në drejtim të godinës së Krryeministrisë.

Më pas, nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, protestuesit janë zhvendosur drejt godinës së selisë së Partisë së Partisë Socialiste.

Protestuesit kanë hedhur disa molotov në drejtim të godinës, ku një prej tyre ka kapur pankartën ku është edhe portreti i kryeministrit Edi Rama, duke e djegur pankartën. Efektivët e Policisë i janë kundërpërgjigjur protestuesve duke hedhur granata me gaz lotsjellës në drejtim të tyre, duke shpërndarë turmën.

Më pas, turma e protestuesve ka hedhur molotov drejt godinës së Ministrisë së Brendshme dhe më pas janë zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës.

Por ende pa mbërritur mirë aty, persona nga tarraca e Bashkisë së Tiranës kanë hedhur direkt bombola me gaz lotsjellës, si dhe ujë me piper drejt turmës së protestuesve por edhe të gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Për shkak të sasi së madhe të gazit lotsjellës, kanë mbetur të lënduar disa protestues, disa gazetarë si dhe disa fëmijë që ndodheshin të pranishëlm në sheshin “Skënderbej”, pranë Bashkisë.

Siç duket, Erion Veliaj, i frikësuar prej protestës, ka urdhëruar efektivët e Policisë për ta nisur direkt me sulm ndaj këtyre të fundit.

Gjatë marshimit të protestuesve ka patur edhe zjarrvënie ndaj koshave të mbeturina apo stacioneve të autobusëve, si dhe dëmtim të reklamave në rrugë, në shenjë revolte.

Më pas, protestuesit u nisën drejt parlamentit, por ende pa arritur qytetarët tek rruga para Kuvendit dhe ende pa bërë asnjë veprim nga ana e protestuesve, efektivët kanë reaguar direkt me sulm duke hedhur një numër të lartë bombolash me gaz lotsjellës. Madje dhe duke i ndjekur protestuesit dhe deputetët e PD nëpër rrugë me gaz lotsjellës.

Kjo ka sjellë lëndime të protestuesve dhe punonjësve të medias, si dhe fëmijëve të cilët kanë qenë të pranishëm në rrugë. Protestuesit janë shpërndarë në drejtim të paditur, për shkak të sasisë së madhe të gazit lotsjellës.

Pas rreth 3 orësh, opozita mbylli protestën, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi se mazhoranca sot po dridhet nga frika.

Ai i bëri thirrje kreut të qeverisë, Edi Rama që të plotësojë kërkesat e qytetarëve dhe Qeverinë teknike, ndryshe nuk do të ketë paqe për të. Noka nuk dha detaje se si do të vijojë më tej aksioni opozitar.

Noka: Ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh; jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëe, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë, nuk e fitojnë dot kurrë. Qytetarët sot i dhanë një leksion, ne do të jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa synimet tona, kërkesat e qytetarëve të plotësohen. Narkosi duhet të largohet, duhet ti hapë rrugë një qeverie teknike që ti afrojë vendit paqe sociale dhe zgjedhje të lira.

Çfarë do të ndodhë nesër? Sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do të ju njoftojmë. Ne do të jemi në mosbindje civile.

Si do ta largoni Ramën? Të jeni të sigurtë që sot ata janë duke u dridhur, ata janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën. Me mijëra forca policore kanë rrethuar bunkerin e Surrelit, sepse sulltani atje dridhet dhe nuk flet i qetë, siç e pat ju gjithandej. I gjithë shteti në panik, nuk ndalohet as me polici, as me gaz e as me asgjë revolta qytetare. Revolta do të vijë duke zierë. Nuk ishte protestë, kjo ishte revoltë, ky është hapi i parë i mosbindjes civile. Do të jemi në kontakt çdo ditë e do të jemi në aksion. Falenderoj të gjithë qytetarët dhe demokratët që iu përgjigjën ftesës tonë. Ju falenderoj edhe ju mediave që pasqyruat këtë hap të mosbindjes civile.

Opozita i konsideron institucionet e Qeverisë si institucione të krimit, prandaj dhe aksioni i sotëm i protestës është përqëndruar tek godinat shtetërore.

Protesta e sotme është transmetuar live edhe nga Zeri i Amerikës si dhe është pasqyruar edhe nga mediat ndërkombëtare si Asociated Press, Washington Post, Abc News, etj.