Kryeministri Edi Rama do të shfaqet të martën publikisht pas disa ditësh mungesë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale që kreu për hernien.

Gazeta mëson se Rama ka thirrur nesër në një takim kryetarët e bashkive.

Takimi është njoftuar pasditen e sotme pa dhënë më shumë detaje se për çfarë do të diskutohet.

Kryebashkiakët do të mblidhen në një prej sallave të Kryeministrisë në orën 10:00.

Takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës në bulevard dhe disa rrugë të tjera të Tiranës.

Opozita kërkon formimin e një qeverie teknike që do të drejtojë vendin për zgjedhjet e pranverës.