Elton Kacidhja është paraqitur në SPAK për aferën 5D. Ai u pyet nga BKH si person në dijeni. Kacidhja eshtë një ndër njerëzit e besuar të Erjon Veliaj, kryebashkiak I Tiranës.
Pas përfundimit, Elton Kacidhja ka dhënë deklarime këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen “5D” që po hetohet nga prokurori Klodian Braho. Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë, në një përgjigje ndaj interesimit të mediave, konfirmoi se ka dhënë deklarime për rreth 3 orë, ndërsa theksoi se është thirrur në cilësinë e personit në dijeni.
Elton Kacidhja, një nga drejtorët kryesorë të Bashkisë së Tiranës, rezulton të ketë qenë në komunikim të vazhdueshëm me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronar formal i kompanisë 5D Konstruksion. Sipas SPAK, pronarët faktikë të kësaj kompanie janë Redi Molla dhe Mariglen Qato, dy ish-drejtorë që konsiderohen si njerëzit më të besuar të Erion Veliajt.