Një krim i rëndë ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit, Eleonor dhe Lulzim Toci. Ky i fundit, babai i fëmijëve, iu vrau nënën të miturve.
Krimi ndodhi mbrëmjen mes të martës dhe të mërkurës, ku Eleonora u mbyt nga bashkëshorti i saj, Lulzim Toci, në sy të dy fëmijëve të tyre të vegjël, vetëm 4 dhe 6 vjeç. Burri, një 30-vjeçar shqiptar, u arrestua nga policia dhe do të duhet të përgjigjet për akuzat e vrasjes.
Sipas burimeve pranë familjes, marrëdhëniet mes Lulzimit dhe Eleonorës nuk kanë qenë problematike.
Njerëzit që i njihnin thanë se çifti dukej normal dhe i lidhur me njëri-tjetrin. Një ditë para krimit, të dy ishin parë të dilin edhe për të bërë pazar, si çdo çift tjetër.
Megjithatë, një element shqetësues del nga një dëshmi e raportuar nga Joq Albania.
Lulzim Toci thuhet se vuante nga depresioni kohët e fundit, një gjendje që e kishte shtyrë të kërkonte ndihmë mjekësore.
Në natën mes të hënës dhe të martës, ai shkoi në urgjencë, nga ku doli prej aty rreth orës 3 të mëngjesit.
Mesa duket, pas këtij episodi, Lulzimi kishte vendosur të mos shkonte në punë, përkundrazi ta kalonte ditën me gruan dhe fëmijët. Ai i kishte thënë një të afërmi se ndihej më mirë dhe të nesërmen do të kthehej në punë.
Fatkeqësisht, situata u përkeqësua në mënyrë dramatike natën e ardhshme. Sipas dëshmisë së një të afërmi, Lulzimi mund të ketë pësuar një krizë epileptike përpara se të kryente aktin e mbytjes së gruas së tij.
Hetimet vijojnë ende për të verifikuar vërtetësinë e këtyre deklaratave dhe për të përcaktuar dinamikën reale të asaj që ka ndodhur.