“Është në dorën tënde, por deri në prillin e vitit tjetër ekziston mundësia të zgjedhësh dhe rrugën e bebit. Ky është edhe viti i marrëveshjeve të mëdha. Çfarë marrëveshjesh bën këtë vit janë të forta e të qëndrueshme, por guri i provës për të gjithë do të jetë 2026”.

Kështu u shpreh Meri Shehu në mesazhin për Armina Mevlanin. Nisur nga parashikimi i astrologes, Rudina Magjistari e pyeti blogeren se në ç’pikë janë ajo dhe Shkëlzeni lidhur me planet për një fëmijë. Armina tha se planet janë, por ende nuk ka ndodhur asgjë. Sa i përket ndonjë preference për gjininë e bebit, u shpreh se është e rëndësishme të lindë i shëndetshëm.

Armina Mevlani: Nuk e di se nuk është se nuk kemi planifikuar, por është një gjë që nuk ka ndodhur. Kur të jetë, do të ndodhë.

Rudina Magjistari: Ia keni lënë kohës dhe momentit kur të vijë.

Armina Mevlani: Po patjetër sepse gjërat duhet të vijnë natyralisht, kur e kanë kohën e vet.

Rudina Magjistari: Ti do të doje vajzë, djalë, ke ndonjë preferencë?

Armina Mevlani: S’kam fare preferenca, mjafton të jenë të shëndetshëm, si vajzë, si djalë. E rëndësishmja është të kenë shëndet dhe të vijnë në formë të shëndetshme, natyrale sepse në këto kohë me thënë të drejtën është bërë shumë e vështirë, çfarë nuk po dëgjojmë dhe shëndeti është kryesori.

Babai i saj, Arben Mevlani i ka dërguar një mesazh shumë të ndjerë dritës së tij përmes programit “Rudina” në Tv Klan.

Arben MevlaniEj Armina! Po të them Armina siç të thoja kur ishe e vogël, kur ti mbylleshe në dhomë me Barbie-t e tua dhe merreshe me veshjet e tyre me orë të tëra. Më kujtohet kur ishe 9-10 vjeç kur u nisëm drejt Shkodrës me një furgon për të incizuar këngën tënde në Festivalin e Fëmijëve dhe që ti ngulje këmbë të ktheheshim sa më shpejt pasi do të organizoje Miss Pallatin. Ti Armina ke qenë një vajzë e qetë, e urtë, e dashur dhe u rrite pa na krijuar asnjë problem. Kujtoj pasditet kur rrinim bashkë dhe ti bëje mësimet. Kujtoj shumë gjëra me ty, në këto momente do të thoja shumë, shumë gjëra por kaq është koha. Armina, ti je një njeri i dashur,  një njeri me një zemër të madhe, një njeri me një zemër të mirë që  do shumë njerëzit ashtu dhe kafshët. Ti je shiu që lan mërzitjet e mia. Të puth babi, të dua shumë. Jam krenar për ty.