Djali që shihni në foto është Petro Piti, i cili humbi jetën mbrëmjen e 10 tetorit, pas një aksidenti të rëndë në aksin Lushnjë-Berat.

Policia tha se autoboti i ngarkuar me lëndë hidrokarbure të cilën i riu e drejtonte, është përplasur rreth orës 18:30, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin me iniciale A. T., i cili ndodhet në Komisariat.

Rreth 23-24 vjeç, viktima mbeti i bllokuar në kamion dhe u ndihmua nga qytetarët të cilët e nxorën, por fatkeqësisht Piti humbi jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.