Këto foto tregojnë momentin kur Egli Proga futet në auto-ambulancë pasi është gjetur i shtrirë në tokë nga kalimtarë rastësorë. 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe në gjendje të pavetëdijshme kapet nga krahët e këmbët dhe futet në ambulancë, pa u vendosur në një barrel nga mjekët. I pranishëm në vendngjarje duket se ka qenë dhe një efektiv policie.

Vrasja e Egli Progës, rifuten në burg dëshmitarët, pamjet e

MOMENTI KUR EGLI PROGA FUTET NË AUTO-AMBULANCË
Vrasja e Egli Progës, rifuten në burg dëshmitarët, pamjet e

MOMENTI KUR EGLI PROGA FUTET NË AUTO-AMBULANCË
Vrasja e Egli Progës, rifuten në burg dëshmitarët, pamjet e

MOMENTI KUR EGLI PROGA FUTET NË AUTO-AMBULANCË

Sot, janë rikthyer pas hekurave dëshmitarët që akuzohen për moskallëzim krimi dhe se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes. Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën detyrim paraqitje në arrest me burg për Voltan Shulkun, Arian Manellarin, Leonidha Guçem, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje ku u vra Egli Proga mbrëmjen e 10 gushtit në Pogradec.

Vrasja ndodhi më 10 gusht të këtij viti. Rreth orës 19:09 të 10 gushtit, është marrë njoftimi se në afërsi të vendit quajtur “Axhensia”, tek rreth-rrotullimi, lagjja nr.2 në Pogradec, është gjetur një person i shtrirë pa ndjenja, i cili pas mbërritjes së punonjësve të policisë lokale, është identifikuar si Egli Proga.

Policia fillimisht e raportoi ngjarjen si aksidentale, me pretendimin se Proga kishte ndërruar jetë, pasi ishte rrëzuar në tokë në gjendje të dehur. Sipas Prokurorisë, Proga, baba i dy fëmijëve, është dërguar në spital pa shenja jete.

Pas deklaratave të motrës së Egli Progës, Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçen, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe, Arjan Manellari. Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçen nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.