Pasi u përjashtua nga çdo strukturë e Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari është larguar edhe nga posti i kreut të këshilltarëve të kësaj force politike në Bashkinë e Tiranës.
Në një komunikim zyrtar drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Braimllari ka konfirmuar se nga ky moment do të veprojë si këshilltar i pavarur.
“Në kushtet e përjashtimit nga Partia e Lirisë, kërkoj të zbatoni vendimin mbi largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak Tiranë.
Njëkohësisht pozicionimin tim si këshilltar i pavarur në Këshillin Bashkiak Tiranë.
Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur, në mbrojtje të interesit qytetar për të krijuar shanse dhe mundësi për qytetarët e Tiranës” – thuhet ne shkrese.