Në mediat britanike e cilësojnë si shembullin e shqiptarit problematik, që duhet të nxisë politikën britanike për t’i dëbuar të gjithë shqiptarët e paligjshëm në vend.

Ai është Dorian Puka nga Lezha, i dëbuar dhe i dënuar dy herë nga britania për vjedhje. Sipas raportimit të The Telegraph, ai ka hyrë sërish ilegalisht në Britani, dhe “shet mend” me Ferrari 200 mijë eurosh në mes të Londrës.

Autoritetet thonë se nuk e dëbojnë dot, pasi duhet të presin shqyrtimin e aplikimit të tij për azil, sipas procedurës.

Sakaq, Puka nuk ia përton të ironizojë si gazetarin anglez që i bëri shkrimin, ashtu edhe politikanin ekstremist Nigel Farage.

“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se cfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage së ndaluari në të kërkuarin intervistë me mua. Ju nuk jeni end në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në Westmisnter( Parlamentin Britanik) do të mendohet e t’ju jap një shans. Faleminderit”, ka shkruar Puka me një anglishte të çalë, në Instagramin e tij, në këto momente fame dh vëmendjeje që duket se po i shijon.