Mediat italiane zbulojnë detaje nga anija e parë me emigrantë që janë nisur sot (14 tetor) drejt Shqipërisë.

“Ansa” raporton se në bordin e anijes “Libra” të Marinës ndodhen 16 emigrantë të nisur drejt Shqipërisë, 10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë.

Anija e parë nga Italia me emigrantë do të vendosen në kampin e Gjadrit.

Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njoftoi gazeta “La Repubblica” më herët, dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.

Ndërsa gratë dhe të miturit, apo personat e sëmurë, janë dërguar në Lampedusa.

Sipas gazetës italiane, personave në bord iu është bërë një kontroll paraprak, ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohet një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.