Në Shqipëri nuk ka ende raste me grip dhe kjo konfirmohet edhe nga ISHP.
Megjithatë fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë tek mjeku i familjes është rritur ndjeshëm.
Temperatura të ulëta në mëngjes dhe rritja e tyre gjatë ditës ka krijuar probleme sidomos tek nxënësit e shkollave të cilët kanë manifestuar temperaturë të zgjatur deri dhe në dy javë.
“Janë viroza të shumta që kanë prekur popullatën”, tha mjekja Klodiana Shahaj.
Tek fëmijët janë hasur edhe konjunktivite te syrit te shkaktuara nga gjendje virale. Mjekët këshillojnë prindërit që të bëjnë kujdes dhe për 3 -4 dite t’i mbajnë fëmijët në shtëpi në mënyrë që të mos rendohen por edhe që mos ta transmetojnë tek njëri-tjetri.