Departamenti i krimit ekonomik në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra kontrabandë.

Uniformat blu kanë ushtruar kontroll pas vendimit qe ka dhënë Gjykata e Tiranës. Burimet bëjnë me dije se kontrollet janë për botox kontrabandë dhe sipas burimeve është gjetur një sasi e konsiderueshme kontrabandë.

Deri tani nuk ka urdhër arreste nga ana e Prokurorisë se Tiranës.