Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka thirrur sot një takim me drejtuesit e policive në qarqe. Takimi, sipas burimeve, nuk ka zgjatur më shumë se 30 minuta dhe Proda u ka kërkuar vartësve rezultate konkrete në detyrë.

Ky takim duket formal, pasi brenda kësaj jave pritet të miratohet rregullorja e re dhe të hapet gara për zgjedhjen e drejtorëve të rinj. Proda u zgjodh në krye të Policisë së Shtetit në një proces që ngriti shumë pikëpyetje.

Ilir Prodës iu sekuestrua celulari nga SPAK nën dyshimet për dekonspirimin e aksionit për goditjen e grupit kriminal Çopja. Hetimet për rastin po vijojnë.