Deputeti i PD-së Luan Baçi deklaroi sot se policia i ka vendosur armën te gjoksi në kohën e përplasjes me policinë.

“Ne ishim duke hyrë brenda dhe gjithë policia me skafandra, duke shtyrë. Më vuri pistoletën te gjoksi. E gjithë policia që është futur brenda është jashtë rregullat. Ishin shumë aty, me mua u përplasën. E nxori këtu dhe tha: e do këtë? Shqip e tha, e doni shqip? Mund të gjendet te kamerat. E gjithë policia që është e paligjshme këtu”, tha Baçi.

VIDEO

Në foton e mësipërme shihet se teksa ata shtyheshin me njëri-tjetrin, efektivi vendosi dorën në armë.

Por pas reagimit të menjëhershëm të deputetëve opozitarë, efektivi e ka hequr dorën nga arma.

Denoncimi i fortë Luan Baçit: Më vunë pistoletën te