Durim Bami, një nga protagonistët më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, u arrestua për herë të dytë më 21 tetor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

I ftuar në emisionin “Top Story”, analisti Arjan Curri bëri deklaratën e fortë, ku tha se Durim Bamin po e sjellin amerikanët në Shqipëri.

Më tej Curri u shpreh se Bami ka informacion për një vrasje politike.

“Bamin nuk e ka sjellë Dumani, nuk e kanë marrë këta, por ua kanë sjellë. Të kujtojmë se Bami është arrestuar në qershor dhe është lënë i lirë dhe është riarrestruar. Pse për 3-4 muaj, një herë është liruar? Ne i kërkojmë ne, na i sjellin. Nuk ka rënë miti i Dubait për parajsës fiskale, penale. Bami është bërë personazh i rëndësishëm për amerikanët që kanë shumë ndikim në Dubai.”, u shpreh analisti.