Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Një 24-vjeçar, i cili ende nuk është identifikuar, ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi.
I riu, po vendoste lëndën plasëse në një makinë, tip “Volkswagen”, e cila ishte në pronësi të Renato Çepas, por i shpërtheu atij.
Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Ndërsa, është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur ngjarjen.