Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja nga masakra që ndodhi në Shkodër, me tre të vrarë dhe një të plagosur dhe për përplasjet mes bandave në qytetin e Shkodrës. Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Opinion”, Klodiana Lala përmendi emrin e Izmir Sakicës, duke e lidhur me atentatin e ndodhur në Bushat, në gusht të këtij viti. Ende sot e kësaj dite nuk dihet se kush ka qenë në mjet, të paktën zyrtarisht nga Policia nuk ka asnjë detaj, por Lala thotë se në makinë ishte Elio Hati dhe Sakica. Në bazë të burimeve të saj, Lala tha se dyshohet se Sakica mund të ketë lidhje me masakrën e Dobraçit, por deri më tani është në kërkim nga Policia e Shtetit.
“Nuk është thënë shpallja e Izmir Sakicës, i lidhur me grupin Bajri. Është shfaqur në verë të këtij viti, për shkak të përplasjes më vëllezërit Prendi. Vajti me mjet të blinduar, mendohej se kishte edhe Elio Haton dhe pati shkëmbim zjarri. Mbijetuan Sakica dhe Hato, por nuk janë shoqëruar as në atë kohë. Kishin bërë edhe dhunim të babait të Alban Brucit. Kishte edhe akuzë për një shtëpi bari. Deri në këto momente ai nuk është gjetur dhe është në kërkim. Dyshohet se mund të ketë lidhje. Është në kërkim policor, nuk ka urdhër të prokurorit. I vetmi detaj i ri, është shpallja në kërkim policor e Izmir Sakicës dhe një personi tjetër me mbiemër Troshani. Këto janë detajet e reja,“-tha në fjalën e saj gazetarja Lala.
Po ashtu, ndër të tjera, gazetarja Lala komentoi edhe dyshimet se në mjetin e viktimave mund të ketë qenë edhe një person i tretë. Për të, ekziston mundësia që personi i kapur në video, mund të jetë edhe Ibrahim Lici, por ky fakt nuk është konfirmuar ende. Por shton se personi i tretë në mjet mund të zbardhë më shumë detaje lidhur me atë që ka ndodhur pasditen e 30 tetorit në Dobraç.
“Në automjet mund të ketë qenë një person i tretë. Ka patur tre pisotleta, njëra në sediljen e pasme. Pikërisht ajo pistoletë është përdorur. Është foto e shkëputuar nga një video e gjatë, ku shfaqen personat e gjakosur. Personi që shfqet në foto nuk është konfirmuar se është zyrtarisht Ibrahim Lici. A ka dyshime që Ibrahim Lici mund të ketë qenë? Po ka dyshime. Varrimi ka qenë totalisht i mbyllur. Ka dyshime sipas policisë që mund të ketë qenë Lici por nuk është konfirmuar. Ai u arrestua në Turqi, u la i lirë, nuk janë përgjigjur autoritetet turke. Që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, policia duhet të na tregojë se cili është personi i tretë,”-shtoi Lala.
Pasditen e 30 tetorit, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga “Benzi” i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur