Edison Sheme, 43 vjeçari nga fshati Sheqeras është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Korçës, pas dyshimeve se mund të jetë larguar drejt Greqisë.

Kërkimet e policisë lokale në banesa apo vende ku mund të fshihej apo strehoej autori i abuzimit me të miturën nuk dhanë rezultat duke ngritur dyshime se 43-vjeçari kishte kaluar ilegalisht kufirin, duke hyrë në Greqi.

Pas informacioneve të policisë lokale, Prokuroria e Korçës nxori urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për Edison Sheme ,urdhër i cili ju përcoll Interpol Tiranës për të vijuar procedurat e kërkimit ndërkombëtar.